Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të akademikut të njohur Rexhep Qosja.
Malaj e vlerësoi lart kontributin e Qosjes në letërsi dhe në mendimin intelektual shqiptar, duke e cilësuar veprën e tij si një “pasuri të jashtëzakonshme”. “Gjithçka që ka lënë akademiku Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme.
Për këtë arritje që jetojmë sot mendoj që më mirë akoma do të jetë për brezin e ri që do të mund të prek tezat e tij dhe gjithçka që ka ai ka bërë për letërsi”, u shpreh Malaj.
Ai shtoi se Qosja gëzon një reputacion të madh në Shqipëri, njofton Klankosova.tv. “Në Shqipëri, Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të thotë që ai nuk e gëzon në Kosovë, por unë kam bindjen se ne do të dimë t’ia kthejmë atë kontribut të tij në vlerë për shoqërinë shqiptare”, shtoi Malaj, njofton Klankosova.tv.
