Sot, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbush 58 vjet.
Kjo datëlindje e gjen Thaçin në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, ka qenë presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.
Ai gjithashtu ka shërbyer si kryeministër i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Isa Mustafës.
Thaçi ka qenë gjithashtu kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).





