Aktorja Nicole Kidman dhe Zoe Saldana luajnë rolet kryesore në serialin ‘Lioness’, ku Kidman rikthehet në sezonin e tretë si mbikëqyrëse e lartë e CIA-s.
Në një event në New York, Kidman tregon se punoi shumë për të kuptuar zhargonin teknik të skenarëve dhe për të përpunuar dialogun me bashkë-aktorët e saj. ‘Duhet të kuptojmë çdo gjë që themi.
Duhet të dalë nga gjuha juaj.
Ishte tepër emocionuese, sepse është sikur të shkruash papritur një tezë në CIA,’ deklaroi Kidman.





