Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me figura të rëndësishme ndërkombëtare nga politika dhe akademia.
Hoxhaj ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Moussa, dhe ish-Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Ai gjithashtu është takuar me ish-ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, dhe dy profesorë amerikanë, James Carafano dhe Charles Kupchan.
Hoxhaj pritet të drejtohet të pranishmëve me një fjalim dhe të marrë pjesë në një panel diskutimi në ditën e dytë të forumit.





