Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk është nën presion për të arritur shpejt një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës, duke argumentuar se koha favorizon Shtetet e Bashkuara dhe jo Iranin. ‘Unë jam ndoshta personi më pak i presionuar ndonjëherë që kam qenë në këtë pozicion.
Kam gjithë kohën e botës, por Irani jo- Ora po ecën!’ shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Presidenti e përshkroi përsëri pozicionin ushtarak të Iranit si të dobësuar ndjeshëm dhe tha se çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës do të bëhej sipas kushteve të SHBA-së dhe afatit kohor të tij.





