Direktiva e fundit e Donald Trump vjen pasi forcat amerikane njoftuan gjatë këtij muaji se do të ndalonin anijet që udhëtonin për në ose nga portet e Iranit.
Presidenti i ShBA-së, shpreson të ushtrojë presion mbi Iranin duke synuar dy faktorë ekonomikë – taksat e mëdha që kërkon që anijet të paguajnë për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe të ardhurat e tij nga nafta, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump më parë i tha Fox Neës se “nuk do ta lejojmë Iranin të fitojë para duke shitur naftë njerëzve që i pëlqejnë dhe jo njerëzve që nuk i pëlqejnë”.
Irani e quan bllokadën “pirateri” dhe negociatori i saj kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf, thotë se rihapja e ngushticës “nuk është e mundur” ndërsa ShBA-të mbajnë bllokadën e tyre detare.
ShBA-të thonë se kanë ndaluar dhjetëra anije që kur filluan bllokadën e tyre dhe departamenti i tyre i mbrojtjes thotë se do të vazhdojë të ndalojë anijet e dyshuara për “ofrimin e mbështetjes materiale për Iranin”./Klankosova.tv.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit
