Drejtoresha e Mirëqenies Sociale mohon presion ndaj Arlinda Zekajt

0
19
- Advertisement -

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktari, ka hedhur poshtë akuzat se ka ushtruar presion ndaj Arlinda Zekajt për të tërhequr ankesën ndaj Qendrës për Punë Sociale.

Gjatë dëshmisë para Komisionit hetimor parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, Mujaj-Bajraktari theksoi se Qendra për Punë Sociale në Pejë nuk e kishte vlerësuar Arlinda Zekajn si një viktimë me shkallë të lartë rrezikshmërie, dhe mohoi gjithashtu se ka pasur ndikim politik në rastin e saj.

Ajo shpjegoi se trajtimi institucional ishte fokusuar kryesisht te fëmija, dhe sipas informacioneve që kishte, Arlinda Zekaj nuk kishte deklaruar ndonjëherë se ndjehej në rrezik. “Në rastin konkret, asnjëherë Qendra për Punë Sociale nuk ka potencuar se viktima është në suaza të rrezikshmërisë së lartë.

Koncepti i trajtimit të rastit të fundit është trajtuar kryesisht te fëmija.

Sipas informacioneve që kam, viktima asnjëherë nuk ka deklaruar se është rrezikuar,” tha ajo.

E pyetur nga deputeti Adnan Rrustem nëse kishte ushtruar presion për të tërhequr ankesën, drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Albulena Mujaj-Bajraktari, e mohoi kategorikisht.

- Advertisement -

Ajo sqaron se ankesa nuk ishte dorëzuar personalisht, pasi ankesat administrative protokollohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë dhe më pas kalojnë te drejtoritë përkatëse.

Mujaj-Bajraktari konfirmoi se kishte pasur një takim me Arlindën më 10 korrik, pas paraqitjes së rastit në Policinë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Arlinda kishte shprehur shqetësime në lidhje me trajtimin e rastit nga Policia dhe kërkoi që në trajtimin e çështjes të ishte e pranishme edhe Ambasada Amerikane. “Po.

Jo, është absolutisht e pavërtetë.

Ankesat në anën administrative dorëzohen te Qendra për Shërbim me Qytetarë.

Protokollohen dhe u dërgohen drejtorive gjegjëse.

Një shkresë që iu drejtohet juve në emër të përveçëm.

Takimi ynë ka ndodhur pas paraqitjes së rastit në Polici.

Rasti është paraqitur më datën 10 korrik dhe Arlinda ka ardhur menjëherë ditën e hënë dhe e kam pritur.

Arlinda ka shprehur shqetësime për trajtimin e rastit në Polici, ku ka qenë prezent edhe zyrtari për shërbime sociale.

Ka kërkuar që rasti të trajtohet me prezencën e Ambasadës Amerikane dhe ka shprehur shqetësim në aspektin profesional të vlerësimit.

Menjëherë, si e kam kuptuar arsyen e takimit, e kam ftuar udhëheqësin e Shërbimeve Sociale, në cilësinë e profesionistit, për ta udhëzuar palën se çfarë ka të drejtë dhe cilat janë procedurat në vijim.

Ai e ka udhëzuar Arlindën që të gjitha ankesat t’i drejtojë me shkrim.

Takimi ka qenë verbal dhe nuk mund të mbaj procesverbal, pasi takimi ka ndodhur aty, brenda zyrës,” theksoi Mujaj-Bajraktari.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here