Një rast tjetër i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Berat, ku policia ka bërë një operacion në lagjen “Barrikadë”.
Në lokal u zbulua zhvillimi i lojërave fati përmes kompjuterëve dhe celularëve.
Pronari i lokalit, shtetasi M.
N., 51 vjeç, u arrestua në flagrancë.
Sekuestruan 12 njësi kompjuterike, një celular, paratë dhe një elektroshok.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Beratit për hetime të mëtejshme.





