Kryetarja e Kuvendit dënon gjuhën fyese dhe seksiste në seancën e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të VV-së, Fatos Gecit.

Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh. “Unë përveç që i kam tërhequr vërzejten deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë.

Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo. “Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit, dhe po ashtu dënoj gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.


- Advertisement -

Nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh, dhe të goditen gratë deputete”.

Kujtojmë se deputeti Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë, ndërsa ndaj nënkryetares Çitaku përdori gjuhë të rëndë seksiste.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *