Mbrëmjen e kaluar, vendi ynë u godit nga erëra të fuqishme që vazhduan gjatë gjithë natës.
Si pasojë e këtyre erërave, një person ka pësuar lëndime, ndërsa dëme të shumta janë regjistruar pothuajse në të gjitha komunat.
Sipas informacioneve të deritanishme, Ferizaj ka pësuar dëme më të mëdha, por edhe Prishtina nuk ka mbetur pas.
Në një pjesë të Bregut të Diellit, një lis është rrëzuar dhe ka zënë disa vetura.
Veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

