Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka ndarë detaje nga takimet e tij me Presidenten Haxhiu, Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Maqedonci në Prishtinë, duke i cilësuar produktive.
Ai e vlerësoi angazhimin e Kosovës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga SHBA-ja, duke theksuar rritjen e rolit të saj në siguri dhe kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Whitaker u shpreh se partnerët më të fortë, si SHBA-ja, sjellin një të ardhme më të sigurt për Kosovën.





