Në vizitën e tij zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sekretarin Parlamentar në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid.
Diskutimi u përqendrua në avancimin e bashkëpunimit bilateral në siguri dhe mbrojtje, vlerësimin e mbështetjes së Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj në KFOR.
U diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe rritjen e programeve të trajnimit të përbashkët.
Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.
