Ministrja Pacolli njofton fillimin e rrënimit të ndërtimeve pa leje në liqenin e Ujmanit

0
16
- Advertisement -

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se do të fillojë rrënimi i ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Në një postim në Facebook, Pacolli theksoi se do të prishen gjashtë objekte pa leje në zonën përreth liqenit të Ujmanit, prej të cilave katër janë veranda dhe dy janë shtëpi.

Pas përfundimit të këtij procesi, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në Batllavë dhe Badovc. “Po vazhdojmë me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit,” tha ajo.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur tashmë rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, duke përfshirë 4 veranda dhe 2 shtëpi.

Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve ujore është një përgjegjësi e përbashkët dhe nuk do të lejojmë ndërtime që dëmtojnë pasuritë tona natyrore.

- Advertisement -

Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet.

Ligji do të zbatohet pa përjashtim!

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here