Deputeti Haxhi Avdyli nis mëngjesin me një takim me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka theksuar nevojën për më shumë harmoni dhe më pak urrejtje në vend.
Osmanin e ka vlerësuar si presidenten më të mirë pas Pavarësisë. ‘Kosova, ky vend i larë me gjak, ka nevojë për më shumë harmoni mes nesh, e më pak urrejtje.
Mirëmëngjes për ju, njerëzit e mirë, të Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët, nga unë dhe Presidentja më e mirë e pas pavarësisë Vjosa Osmani’.





