Jona ka zbuluar një detaj interesante nga periudha para hyrjes së saj në Big Brother VIP, duke treguar se kishte pasur kontakt me Editën përmes një shoku të përbashkët.
Gjatë një rrëfimi para Vëllait të Madh, ajo ndajti se Edita kishte shprehur dëshirën për t’u takuar, por Jona preferoi të mos bënte plane para se të hynte në shtëpi. “Unë dhe Edita kemi pasur një kontakt të përbashkët para se të hyja në Big Brother.
Edita ka dashur të takohemi, por ne nuk jemi takuar, për shkak se unë kam dashur t’i pres dinamikat në shtëpi.
Nuk e kam njohur Editën.
Kemi pasur një shok të përbashkët, i cili më ka treguar në telefon se edhe ajo do të hynte brenda.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

