Interi vazhdon marrëdhënien me Bastonin, negociatat për rinovimin në horizont

0
15
- Advertisement -

Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Alessandro Bastonit dhe është i gatshëm të fillojë negociatat për rinovimin e kontratës me mbrojtësin italian, i cili së fundmi është lidhur me spekulime për një transferim të mundshëm te Chelsea dhe Barcelona.

Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, megjithëse ka zëra për interesimin e dy gjigantëve evropianë, aktualisht nuk ka negociata apo bisedime konkrete për transferimin e Bastonit te ndonjëri prej këtyre klubeve.

Klubi nga Milano e konsideron mbrojtësin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij sportiv dhe synon ta mbajë atë edhe në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ulen në tavolinë me përfaqësuesit e futbollistit për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje të re.

Kontrata aktuale e Bastonit me Interin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa edhe vetë lojtari e ka qëndrimin në “San Siro” si prioritet për të ardhmen e tij.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here