Albulena Haxhiu i bën thirrje Ramush Haradinajt për respekt ndaj Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me Qeverinë për sektorin e energjisë.

Pasi Haradinaj tha se Kurti është “kryehajn” dhe Mihali “kryehajneshë”, Haxhiu kërkoi nga deputeti të mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit. “Zotëri Haradinaj ju lutem të keni parasysh që të mos përdorni gjuhë të tilla në Kuvendin e Kosovës, mos mendo që e përforcon argumentin duke përdorur gjuhë jo parlamentare.

Mos e keqpërdor këtë foltore të Kuvendit, është hera e fundit që ta tërheqi vërejtjen, nuk ke asnjë replikë me mua”, tha kryeparlamentarja.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *