Kosova bëhet shteti i parë në Ballkan që i pranon angazhimet për kujdesin e fëmijëve

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet apo kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.

Kështu ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ministria, përmes një komunikate për media ka njoftuar se kërkesat e saja mbi pesë angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve janë pranuar në tërësi.


- Advertisement -

Fushat prioritare do të fuqizohen: Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje, shërbime të integruara familjare dhe komunitare, zgjerimi i kujdesit familjar alternativ, dixhitalizimi i sistemit të të dhënave, forcimi i kapaciteteve profesionale. “Duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur.

Në këtë drejtim, pranimi i angazhimeve dhe kërkesave nga Republika e Kosovës, që vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë, shënon një momentum të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *