Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, organizon në Kino Armata ciklin ‘Italian Screens’, një përzgjedhje filmash të rinj italianë që sjellin histori bashkëkohore dhe përvoja të ndryshme filmike.
Nga 21 deri më 23 prill, publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë të ndjekë tre filma të ndryshëm për nga tematika dhe stili, që pasqyrojnë emocione, dilema dhe rrëfime njerëzore nga Italia e sotme.
Filmat do të shfaqen në Kino Armata, në gjuhën italiane me titra në anglisht, ndërsa hyrja është falas.
E martë, 21 prill, ora 19:00 – “La Grazia” nga Paolo Sorrentino.
Një president në fund të mandatit përballet me zgjedhje të vështira mes detyrës dhe jetës personale.
Një dramë e fuqishme dhe elegante.
E mërkurë, 22 prill, ora 19:00 – “Un anno di scuola” nga Laura Samani.
Një klasë vetëm me djem ndryshon krejtësisht kur vjen një vajzë e re.
Një histori e ndjerë për rritjen, miqësinë dhe zgjedhjet.
E enjte, 23 prill, ora 19:00 – “Fuori” nga Mario Martone.
Pas daljes nga burgu, një grua përpiqet të rindërtojë jetën dhe identitetin e saj.
Një rrëfim intim dhe emocional mbi lirinë dhe vetveten.
Tri mbrëmje, tri përvoja të ndryshme, një mundësi për të përjetuar kinemanë italiane në ekran të madh.
