Presidenti i Iranit: Lufta nuk sjell dobi, përdorimi i rrugëve diplomatike është i domosdoshëm

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian është shprehur se lufta nuk i sjell dobi askujt.

Ai u shpreh se duhet të përdoret çdo rrugë racionale dhe diplomatike për të ulur tensionet.

Gjatë një vizite në Ministrinë e Drejtësisë, Pezeshkian tha se iranianët ‘duhet të mbahen të informuar për realitetet e vendit dhe dhënia e informacionit të pasaktë ose premtimeve jorealiste jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve, por edhe minon besimin e publikut’. ‘Si arritjet, ashtu edhe sfidat duhet të ndahen me ndershmëri me publikun’, është shprehur Pezeshkian.


- Advertisement -

Më parë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se Teherani ‘nuk kishte plane’ për të marrë pjesë në raundin tjetër të bisedimeve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *