Babai i Selin, fitueses së edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania 5, Toni Bollati, ka ndarë emocionet pas fitores së së bijës në finalen e madhe.
Ai ka folur për rrugëtimin e vështirë të Selin në shtëpinë më të famshme, duke treguar se ajo ishte e lumtur, por edhe e lodhur nga eksperienca.
Finalja e madhe shënoi fitoren e Selin përballë tre finalistëve të tjerë, duke bërë këtë natë një nga më emocionuese për familjen Bollati.





