Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se ai insistonte që pozita e presidentit t’i takonte Vetëvendosjes.
Abdixhiku deklaroi: ‘U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht.
Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së.
Unë refuzova të flasim për çdo gjë tjetër pa u trajtuar çështja e presidentit.’





