Nora Istrefi flet për raportin me ish-bashkëshortin dhe spekulimet mbi afrimin e mundshëm

Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë e ftuar në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ku përveç projektit të ri muzikor “EP IV”, është ndalur edhe te jeta e saj private dhe raporti me ish-bashkëshortin, Robert Berishën.

Në javët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes dyshes, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robert Berishës, i cili ka lënë të hapura mundësitë për çdo zhvillim mes tyre.

E pyetur për këto spekulime, Nora Istrefi ka reaguar fillimisht me humor duke thënë: “A fillut ju?”.


- Advertisement -

Më pas, ajo është ndalur te ideja e shanseve të dyta në marrëdhënie, ku ka dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë temë.

Ajo është shprehur: “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta”.

Në vijim të intervistës, kur është pyetur nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, këngëtarja ka treguar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte edhe pas ndarjes.

Ajo ka thënë: “Të dyjat i kam bërë, po”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *