Aksioni policor kundër bixhozit të paligjshëm: 29 të arrestuar në Mitrovicë dhe zonat tjera

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 29 personave të arrestuar gjatë një aksioni policor që ka goditur veprimtaritë e dyshuara për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale.

Aksioni u zhvillua në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, përfshirë lokale dhe shtëpi private.

Me vendim të prokurorit kompetent, 29 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *