Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Kryeministri, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, do të mblidhen në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 08:00.
Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit për media, nuk është bërë i ditur rendi i ditës.





