Sot pritet të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës pritet që vranësirat të dendësohen.
Si rezultat i këtyre ndryshimeve, pritet të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike në disa zona të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë.





