Incident i rëndë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç: Dy të paraburgosur shkaktojnë dhunë ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve

Në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç është raportuar një incident i rëndë, ku dy të paraburgosur, të identifikuar si A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve.

Autoritetet kanë reaguar menjëherë, duke ndërhyrë për të neutralizuar rrezikun dhe për të rikthyer rendin.

Punonjësi i lënduar është marrë në kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


- Advertisement -

Masa të menjëhershme janë marrë ndaj dy të paraburgosurve, duke përfshirë vendosjen në regjim të veçantë izolimi për 3 muaj, nisjen e procedimit penal për tre vepra penale dhe transferimin në një institucion të sigurisë së lartë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *