Presidenti Begaj priti Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroglu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia mbeten aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të konsoliduara në planin politik, ekonomik dhe ushtarak.

Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin në mbrojtje si të qëndrueshëm dhe në nivele shumë të mira.


- Advertisement -

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, përmes programeve të arsimimit, trajnimit, zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse, si dhe ndihmës në fushën e emergjencave civile dhe shërbimeve mjekësore.

Në këtë kontekst u nënvizua edhe bashkëpunimi operacional në kuadër të misioneve të NATO-s, ku ushtarakët e të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë.

Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu Turqinë për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19, ndërsa vlerësoi kontributin e saj në misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *