Arrestohen tre persona në Ferizaj për grabitje – Raportohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në Ferizaj, dyshuar për grabitje.

Prangosja është kryer në fshatin Slivovë.

Njoftimi thotë se një person i veshur me rroba të zeza dhe shall mbi fytyrë ka grabitur një market me armë të gjatë.


- Advertisement -

Autoritetet kanë konfiskuar një armë automatike AK-47 dhe kanë arrestuar dy të dyshuar të tjerë për përfshirje në rast.

Prokurori i shtetit është njoftuar për veprimet policore dhe tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *