58 aksidente trafiku dhe 1,880 gjoba të shqiptuara në Kosovë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 58 aksidente trafiku, ku 26 prej tyre kanë rezultuar me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe autoritetet kanë shqiptuar 1 mijë e 880 gjoba trafiku, sipas informacioneve nga Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë arrestuar 30 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje.


- Advertisement -


- Advertisement -