Selin u shpall fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë dhe emocional brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u veçua gjatë gjithë sezonit si një konkurrente luftarake dhe e palëkundur, e cila nuk u dorëzua asnjëherë përballë sfidave të shumta.
Selin u përball shpesh me debate dhe situata të forta brenda lojës, duke qenë shpesh në qendër të përplasjeve, sidomos me konkurentët meshkuj.





