Debatet mes katër finalistëve kanë vijuar me intensitet edhe në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Albania 5, ku tensionet mes tyre kanë dalë sërish në pah në momentet më vendimtare të spektaklit.
Rogerti dhe Miri janë përfshirë në një përplasje të fortë verbale, duke hedhur akuza të ndërsjella për mënyrën se si është zhvilluar marrëdhënia dhe aleanca e tyre gjatë lojës.
Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur.
Vetëm ofendime dhe akuza.
Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja.
I ka futur thikë pas shpine Mirit.
Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit.
Jam super lojtar.
Edhe të kam përdorur.
Ke qenë ushtari im kamikaz.
Je kamikaz.
Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.
Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.
Miri: Është komplet jashtë orbite.
Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky.
Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.
