Gjatë mbrëmjes së të nominuarve në “Big Brother VIP Kosova”, banorët u përballën me pyetje nga publiku.
Njëra nga pyetjet ishte për shprehjen virale: “A e njeh Ukin?”.
Jona, një nga banoret, shprehu se nuk e njeh asnjë person me këtë emër dhe e mendon se kjo shprehje është bërë virale për shkak të opinionistit të këtij edicioni, Resul Sinani. “Nuk e di kush është Uki, më duket që është bërë meme ky send.
Kush është Uki?
Më duket se është një thënie që e ka thënë ajo çika që ka qenë në ekran e pa u përmendur dhe është bërë virale, sepse edhe Resuli e pat përmendur.
Nuk e njoh Ukin si person,” tha Jona.
Banorët e tjerë vazhduan të pyesnin nëse “Uki” ishte ndonjë person nga e kaluara e saj, por Jona përsëriti se nuk e njeh atë si individ.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

