Në një ngjarje të ndodhur të premten në Prishtinë, një person është arrestuar pasi ia kishte drejtuar armën një personi tjetër.
Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se kishte drejtuar pistoletën në drejtim të ankuesit.
Arma e zjarrit, një pistoletë me një karikator me 8 fishekë, është sekuestruar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.





