Trump deklaron se bllokada amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi, edhe pas njoftimit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka postuar përsëri në platformën e tij Truth Social.

Këtë herë ai thotë se bllokada amerikane ndaj anijeve dhe porteve iraniane do të qëndrojë në fuqi të plotë, pavarësisht njoftimit të Iranit se Ngushtica e Hormuzit po rihapet për lundrim.

Trump thotë se bllokada amerikane do të vazhdojë derisa negociatat me Iranin të jenë 100% të përfunduara.


- Advertisement -

Por presidenti amerikan shton se pret që ky proces të shkojë shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë negociuar tashmë.

Mesazhet e Trump sot vijnë pas raportimeve të djeshme se ai mezi priste t’i jepte fund luftës, ndërsa presioni politik mbi të rritet në vend.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *