Në orët e para të mëngjesit, një lokal veror në Shkugëz të Gjakovës është përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të Gjakovës, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.





