Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka theksuar se draftligjet e propozuara nga Qeveria e Kosovës prekin bazamentin juridik dhe ekonomik të sektorit të energjisë.
Shala ka vlerësuar se është e rëndësishme që Kosova të diskutojë mënyrën e organizimit dhe strategjitë për daljen nga kriza globale, duke përdorur me efikasitet resurset energjetike.
Sektori i energjisë për Shalën është një sektor me interes nacional për vendin tonë.





