Sot ka filluar seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në sallën e gjyqit, nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, janë futur tre të akuzuarit, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe i dyshuar për organizimin e vrasjes, si dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të dyshuar për përfshirje në këtë krim.
Në seancë po merr pjesë edhe prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila në nisje të seancës e ka cilësuar vrasjen e Liridona Ademajt si “krim makabër”.
Ndërkohë, në këtë proces gjyqësor kanë filluar të jepen fjalët përfundimtare.





