Rritja e Numrit të Inspektorëve të Punës Duhet të Jetë Prioritet në Kosovë

Gjatë periudhës katërmujore të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 7 raste fatale në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari, në një prononcim për emisionin “Ora 7”, ka deklaruar se numri i inspektorëve të punës është i pamjaftueshëm dhe duhet të rritet ndjeshëm.

Sipas tij, mungesa e inspektimeve të mjaftueshme ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e punëtorëve. “Qytetarët duhet të kuptojnë se numri i inspektorëve është shumë i vogël dhe duhet të punohet me dy ndërrime.


- Advertisement -

Brenda dy javësh nuk mjafton për të identifikuar të gjitha rreziqet në një aktivitet të ngjeshur.

Numri i inspektorëve duhet të dyfishohet, pa asnjë diskutim, madje unë mendoj se duhet të rritet edhe më shumë se dyfishi”, ka deklaruar Bajraktari.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *