Prindërit e 5-vjeçarit në Lipjan do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim për dy muaj të tjerë.
Kjo konfirmohet nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Fëmija u lirua nga spitali gjatë ditës së djeshme në gjendje stabile, sipas zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Trajtimi i pashëm i vogëlushit ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.





