Kryeministri Edi Rama viziton Italinë për një takim zyrtar me homologen italiane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Italinë.

Kreu i qeverisë shqiptare mësohet se do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni.

Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi. “Ditën e enjte, më datë 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Romës.


- Advertisement -

Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane.

Dy liderët vazhdojnë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në interes të të dyja vendeve, raporton Tv Klan.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *