27-vjetori i rënies së gjeneralit Shkëlzen Haradinaj dhe eprorëve të Brigadës 131: Aktivitete përkujtimore në Komunën e Deçanit

Sot po shënohet 27-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në të njëjtën betejë në Maznik ranë edhe tre eprorë të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”: Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj.

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me OVL-UÇK, ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së tyre, si dhe të dëshmorëve të tjerë, Agim Selmanaj dhe Enver Haradinaj.


- Advertisement -

Aktivitetet përfshijnë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan duke filluar nga ora 11:00, pasuar nga një ecje simbolike në “Shtegun e Lirisë” nga Gllogjani deri në vendin e rënies në Maznik.

Në orën 13:30 do të mbahen homazhe edhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Maznik, në Deçan.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *