Kurti takon zv.kryeministrin e Belgjikës për çështje të jashtme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit për media, takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 13:30.

Vizita e kryediplomatit belg është pjesë e një turi në rajon, gjatë të cilit ai do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë.


- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se Shqipëria do të vizitohet në një fazë të mëvonshme, kur pritet edhe hapja e ambasadës belge në Tiranë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *