Gruda: Kuvendi duhet të adresojë vërejtjet për Projektligjin për Byronë Shtetërore në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda ka kërkuar që Kuvendi t’i adresojë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, e kanë shqyrtuar këtë projektligj, por që sipas tij, në draftin aktual nuk janë adresuar vërejtjet e dy institucioneve kryesore. “Sipas vlerësimit tim, në këtë draft nuk janë adresuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias.

Tani mbetet mundësia që, mes dy leximeve në Kuvend, ky ligj të përmirësohet dhe të sillet në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Gruda.


- Advertisement -

Në mbledhjen e së martës, komisioni e ka miratuar me 7 vota për dhe 2 kundër Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *