Histori e Konfliktit për Pronenë: Toka e Trashëguar që Shkaktoi Ndërhyrje Gjyqësore në Deçan

Një toke prej 1933 metrash katrorë në fshatin Irzniq të Deçanit është kthyer në burim konflikti tash e më shumë se dy dekada.

Kjo situatë ka ndarë një familjen Aliçkaj dhe e ka çuar rastin në dyert e gjykatave. 80-vjeçari Sylejman Aliçkaj pretendon se toka, e njohur si ‘Livadhi i Poshtëm i Bishtakut’, është pronë e tij e trashëguar nga babai.

Sipas tij, ndarja e pasurisë mes tij dhe vëllait Tahirit nga nëna është bërë në vitin 1973, por problemet kanë nisur gjatë viteve të luftës, kur ai thotë se toka iu mor në mungesë.


- Advertisement -

Konflikti lidhet me pretendimet për pronësi mes pasardhësve të dy vëllezërve, ndërsa sipas Sylejmanit, gjithçka nisi nga një mosmarrëveshje për shfrytëzimin e tokës.

Familjarët e palës tjetër nuk kanë pranuar të flasin për kamerën, ndonëse u është dhënë mundësia për të sqaruar qëndrimin e tyre.

Sipas dokumenteve të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Deçan, historia e kësaj prone daton që nga viti 1932, duke kaluar nëpër disa ndryshime pronësie ndër vite.

Në vitin 1973, ngastrat janë bashkuar dhe regjistruar në emër të familjes Aliçkaj, ndërsa pas aerofotografimit të vitit 1983, parcela aktuale 952 figuron e ndarë dhe e regjistruar në emra të ndryshëm brenda familjes.

Një detaj që ka ngritur dilema është edhe një mospërputhje në dokumente, ku në një rast Frashër Aliçkaj figuron si djali i Sylejmanit, ndërkohë që në realitet është djali i Tahirit.

Rasti ka kaluar nëpër dhjetëra seanca gjyqësore ndër vite, ndërsa edhe pas një vendimi në favor të Sylejmanit, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rishqyrtim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *