Bebe Rexha shfaqet me dukje provokuese gjatë lansimit të albumit ‘Dirty Blonde’

Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese, teksa mori pjesë në mbrëmjen e lansimit të albumit “Dirty Blonde” të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptaro-amerikane, 36 vjeçe, la pak vend për imagjinatë me një bluzë në stil korseje, me lidhëse dhe prerje të kryqëzuar në pjesën e sipërme, të cilën e kombinoi me xhinse të zeza, gjatë eventit të mbajtur në restorantin elegant CÉ LA VI në Paddington.

Ajo e plotësoi dukjen me një xhaketë lëkure me detaje leshi, syze “wraparound” me stil të guximshëm, si dhe me një çantë luksoze Hermés Birkin në ngjyrë të zezë me elemente metalike argjendi.


- Advertisement -

Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, njihet për flokët e saj në ngjyrë bionde të çelët, të cilat këtë herë i kishte stiluar me onde të lehta, ndërsa makijazhi ishte më i thjeshtë dhe i natyrshëm.

Edhe pse Bebe është prej kohësh një emër i madh në skenën muzikore, në event u pa edhe me Jasmine Walia, një ish-yll i “TOWIE”, e cila zgjodhi një fustan mini shumë të shkurtër. “Dirty Blonde” është albumi i katërt i Bebe Rexhës dhe pritet të publikohet më 12 qershor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *