Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka treguar se para nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit i është propozuar ndarja e Maqedonisë.
Në një intervistë për A2 CNN, Ai tha se kjo do të sillte pasoja të rënda, duke e konsideruar zgjidhjen e Ohrit si opsionin më të mirë.
Ahmeti u shpreh se propozimi për ndarjen e Maqedonisë ishte i dhimbshëm për të dy komunitetet, duke theksuar se marrëveshja e Ohrit solli përparime të rëndësishme për shqiptarët.
Legalizimi i Universitetit të Tetovës, rritja e përfaqësimit në institucione dhe përdorimi më i gjerë i gjuhës shqipe ishin disa prej arritjeve të kësaj marrëveshjeje.
Ahmeti gjithashtu përmendi se gjuha shqipe u bë e pranueshme në institucionet qendrore dhe komunikimi u lehtësua në dy gjuhë.
Në përfundim, ai vlerësoi se marrëveshja e Ohrit ka qenë një hap pozitiv për të dy komunitetet e Maqedonisë.
