Partneri i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, Kreshnik Gjergji, e ka uruar ditëlindjen në një postim emocionues në rrjetet sociale, duke e përshkruar atë si një grua të fortë, të palodhur dhe shumë mbështetëse që qëndron gjithmonë pranë tij në çdo sfidë të jetës.
Gjergji ka theksuar se ajo është mbështetja më e madhe e tij dhe se çdo sukses në jetën e tyre bëhet më i bukur për shkak të pranisë së saj. “Gëzuar ditëlindjen gruas sime të jashtëzakonshme – më e forta, më e palodhura, më punëtorja dhe më mbështetësja në botë.
Ti qëndron pranë meje në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të bukur.
Jeta, puna, familja – ti i mban të gjitha me forcë.
Jam krenar për ty dhe me fat që eci në jetë pranë teje.
Askush si ti.
Askush më i fortë.
Askush më i mirë.
Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime,” ka shkruar ndër tjerash.
Në urimin e tij, ai ka theksuar edhe mirënjohjen dhe dashurinë që ka për të, duke e konsideruar si personin më të rëndësishëm në jetën e tij.
