Anulohen seancat gjyqësore për Thaçin dhe bashkëpunëtorët në Hagë – Raport i fundit

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Klajt dhe Hajredin Kuçit, janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e anulimit, mirëpo u tha se ato ishin planifikuar të mbahen në rast se ishte e nevojshme.

Seancat e anuluara janë nga 14 deri më 17 prill 2026.


- Advertisement -

Kur u mbajtë konferenca përgatitore në këtë çështje u tha se këto seanca mund të mbahen në rast që do të refuzohej kërkesa që një dëshmitarit t’i pranohej dëshmia me shkrim.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Thaçi, Smakaj, Fazliu, Klaj dhe Kuçi u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Nëntori i vitit 2020 i gjeti Thaçin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku gjykohet për krime lufte dhe në 2024 i është ngritur aktakuza për administrim të drejtësisë.

Smakaj, Fazliu dhe Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë për të njëjtën akuzë. *Personat e përmendur, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të gjykatës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *