Një largim i papritur ka ndodhur në Ferma VIP 3, ku këngëtari Khuba ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Vendimi i tij është marrë disa ditë më parë, kur ai i ka kërkuar Agait që të largohej nga gara.
Khuba u shpreh se arsyeja kryesore lidhej me mungesën e privatësisë dhe qetësisë gjatë qëndrimit në fermë. ‘Më mungon privatësia dhe qetësia.
Kjo ishte një sfidë për veten.
Jam i lumtur që do të iki në shtëpi’, ka thënë Khuba tek Agai.
Më pas, gjatë një komunikimi me moderatoren Arbana Osmani, ai pranoi se përvoja rezultoi më e vështirë nga sa e kishte menduar në fillim. ‘E mendova se do ishte më e lehtë’, tha ai.





